Presidenti rus, Vladimir Putin i ka dhënë shtetësinë ruse ish-kontraktorit të inteligjencës amerikane, Edëard Snoëden. Presidenti rus e ka marrë këtë vendim nëntë vjet pasi Snoëden e ka bërë publike mënyrën si kryen vëzhgime Agjencia Kombëtare e Sigurisë në Shtetet e Bashkuara. Snoëden, 39-vjeçar, ka ikur nga Shtetet e Bashkuara dhe ka fituar azil në Rusi. Më 2013, ai pati folur publikisht për operacionet e brendshme dhe ato ndërkombëtare të agjencisë amerikane, njëherësh vendin e tij të punës. Autoritetet amerikane kanë kërkuar prej vitesh kthimin e tij në Shtetet e Bashkuara, ku përballet me akuzat për spiunazh.