Top News – Vladimir Putin, njeriu i kaosit! Khodorkovski: S’mbështet askënd, do ujëra të turbullta
23/10/2023 10:48

Për presidentin rus, Vladimir Putin, lufta Izrael-Hamas është si çdo krizë tjetër në botë - një mundësi për t’i çuar përpara synimet e Rusisë në luftën në Ukrainë, thotë ish-manjati i naftës dhe aktivisti opozitar rus, Mikhail Khodorkovsky. “Ai nuk e mbështet askënd”, thotë Khodorkovsky. “Ai do kaos. Putini, sot, ka nevojë për kaos, për të siguruar atë që do nga ujërat gjithnjë e më të turbullta. Dhe ajo që do, është të mos e humbasë Ukrainën”, tha Khodorkovsky në një intervistë për kanalin Current Times të Radios Evropa e Lirë. Sipas tij, Putini “krijon kaos kudo ku mundet, për t’i shpërqendruar njerëzit, për t’i shpërqendruar burimet, për t’i shpërqendruar politikanët dhe për të qenë në gjendje për ta kryer punën e tij të pistë në Ukrainë”. Putin, thotë ai, “nuk ka interes personal për Hamasin”. Por, “ekziston një interes personal, praktik për destabilizimin e situatës”, sipas Khodorkovskyt. “Nuk ka rëndësi nëse është Hamasi apo Hezbollahu, nëse është situata në Izrael apo ndonjë rrëmujë në Ballkan. Nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi, është se vëmendja e lojtarëve kryesorë botërorë është devijuar”, thotë ai. Ish-njeriu më i pasur i Rusisë, Khodorkovsky, u arrestua në vitin 2003, nën akuzat për mashtrim, por ai thotë se akuzat kundër tij u sajuan nga Putini dhe aleatët e tij, për ta ndëshkuar veprimtarinë e tij politike dhe për t’i vënë asetet e kompanisë së tij të naftës, Yukos, në duart e shtetit. Ai kaloi pak më shumë se një dekadë në burg përpara se të falej dhe të largohej jashtë vendit në dhjetor të vitit 2013.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55