Presidenti Vladimir Putin, mbushi 70 vjec të premten mes urimeve të vartësve të tij dhe një kërkese të patriarkut ortodoks Kirill që të gjithë të luten për shëndetin e liderit më jetëgjatë të rusisë që nga koha e Jozef Stalinit. Putin po përballet me sfidën më të madhe të sundimit të tij pasi pushtimi i Ukrainës ka shkaktuar edhe konfrontimin më të madh me perëndimin që nga kriza e raketave kubane në 1962. Ushtria e tij ndërkohë po përballet me një seri disfatash në fushëbetejë. Zyrtarët e tij e kanë cilësuar Putinin si shpëtimtarin e Rusisë Moderne ndërsa patriarku i moskës dhe gjitëh rusisë, i kërkoi vendit që për dy ditë të lutet që zoti ti japë putinit shëndet dhe jetë të gjatë.