Inteligjenca perëndimore beson se personaliteti i Vladimir Putin ka ndryshuar në mënyrë dramatike gjatë pesë viteve të fundit, sepse lideri 69-vjeçar rus po shfaq paranoja dhe probleme shëndetësore. Burimet e inteligjencës thonë shkaku i pushtimit të Ukrainës mbetet ende mister. Shpjegimet e mundshme sipas The Guardian kanë të bëjnë me faktin se Putin është shumë sëmurë dhe paranojak. Sipas raporteve ai mund të jetë sëmurë nga kanceri dhe sëmundja e Parkinsonit.