Vjosa Osmani, gruaja që njihet për qëndrime të prera, armiqësi politike dhe shumë përplasje është zgjedhur për ta mbajtur detyrën që i kërkon krejt diçka tjetër. Prej kësaj të diele, Vjosa Osmani është presidente e Kosovës dhe prej saj pritet të ketë rol unifikues në mesin e skenës së përçarë politike. Politikania më e votuar nga zgjedhjet në historinë e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, më në fund, siguroi edhe votat e deputetëve për t’u zgjedhur presidente.