Ndërsa Kosova ka hyrë në një krizë tjetër institucionale, në LDK kanë nisur përplasjet nëse Vjosa Osmani duhet të rikthehet në parti apo jo. Ish-kryeministri, njëherësh deputet I kësaj force politike, Avdullah Hoti e akuzoi presidenten se me veprimet e saj I ka shkaktuar partisë por dhe vendit një dëm të madh. Në një intervistë të dhënë për mediat e Kosovës, ai tha se dëmet nga Osmani janë të pariparueshme. “Kemi një rend shtëpie nuk është çështje e dëshirave apo presioneve të rrjeteve sociale, ka një rend shtëpie që duhet të respektohet, kemi disa votues besnik që na kanë qëndruar afër në kohë të mira e të këqija, vullnetin e të cilëve duhet ta marrim parasysh”, tha ai. Por nga ana tjetër, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e la të hapur mundësinë e një rikthimi të Osmanit në parti pas mbarimit të mandatit të Presidentes. “LDK i hap dyert e krahur për ata që besojnë. Natyrisht se Osmani e ka vendin e vet të padiskutueshëm. Bashkim ose bashkëpunim duhet parë,” tha Abdixhiku.