Pas vrasjes së turistit portugez 20-vjeçar në Ksamil, I cili u gjet me plagë të shumta të shkaktuara me thikë pas një sherri, ka reaguar dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Portugalisë. Në një reagim të dhënë për një media Raquel Trindade, nga zyra e Ministrit të Punëve të Jashtme, tha rasti po ndiqet por ende informacioni nuk është I plotë pasi vrasja është duke u hetuar.