Top News – Vjen luftanija më e madhe në botë / Trump blindon Karaibet, gati për luftë me Venezuelën
12/11/2025 11:41

Një forcë sulmuese detare amerikane me në krye anijen luftarake më të madhe në botë, USS Gerald R Ford, ka mbërritur në Karaibe, ka konfirmuar Marina Amerikane. Mbërritja e grupit sulmues, që u urdhërua të drejtohet në rajon nga Presidenti Donald Trump muajin e kaluar, vjen mes sulmeve të vazhdueshme kundër anijeve të dyshuara për drogë dhe tensioneve me Venezuelën. SHBA deri më tani kanë kryer të paktën 19 sulme kundër anijeve në Karaibe dhe Paqësorin lindor, duke vrarë të paktën 76 persona. Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro dhe zyrtarë të tjerë të vendit kanë akuzuar SHBA-në për "fabrikim" të një krize dhe për përpjekje për të rrëzuar qeverinë e majtë socialiste të vendit. Lëvizja e aeroplanmbajtëses vjen gjithashtu mes tensioneve mes administratës Trump dhe qeverisë kolumbiane të Presidentit Gustavo Petro, të cilin Trump e ka quajtur "një bandit dhe një djalë të keq". Petro të martën urdhëroi forcat e sigurisë publike të vendit të tij të pezullojnë ndarjen e të dhënave të inteligjencës me agjencitë amerikane derisa të ndalen sulmet me anije në Karaibe. Në një deklaratë, Marina Amerikane tha se grupi i sulmit hyri në zonën e përgjegjësisë së Komandës Jugore amerikane, që mbikëqyr Amerikën Latine dhe Karaibet, të martën. Forca përfshin aeroplanmbajtësen USS Gerald R Ford, në bordin e të cilës ka 4 mijë trupa dhe dhjetëra avionë luftarakë. Grupi përfshin gjithashtu destrojerë me raketa dhe anije të tjera lufte. Grupi i sulmit po bashkohet me forca të konsiderueshme ushtarake që tashmë janë vendosur në rajon, duke përfshirë mijëra trupa, një nëndetëse me energji bërthamore dhe avionë ushtarakë me bazë në Porto Riko. Të gjithë së bashku, ata formojnë praninë më të madhe të SHBA-së të vendosur në dhe përreth Amerikës Latine në dekada.

Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
Top News – Raketa që mund të godasin SHBA-në / Trump akuzon, Irani përgjigjet: ‘Gënjeshtra të mëdha’
25/02 11:47
Top News – USS Gerald Ford ankorohet në Kretë / Drejt Iranit… aeroplanmbajtësja më e madhe në botë
25/02 11:47
Top Channel/ CNN: Nga dosjet Epstein mungojnë të dhëna të FBI-së, “zhduken” akuzueset e Trumpit!
25/02 11:46
Top News – Kancelari gjerman zbarkon në Kinë / Merz në kërkim të ‘një partneriteti të drejtë’
25/02 11:38
Top News – Një orë e 50 minuta fjalim…Trump thyen rekordin, ja pikat kulminante
25/02 11:27
DIGITALB DIGITALB