Një tjetër grup emigrantësh kanë mbërritur nga Italia në portin e Shëngjinit këtë të premte .ata erdhën gjatë orëve të pasdites me anijen ‘Guardia Costiera;. Në total sipas burimeve janë 15 refugjatë të cilëve u është refuzuar azili dhe që pritet të riatdhesohen. Ky është kontingjenti i dytë i emigrantëve, pasi më herët mbërritën 40 të tjerë. Disa prej të cilëve janë kthyer në vendet e origjinës.