Top News/ VJEN ACARI, Temperatura -11 gradë, bora mbulon Londrën, ndalen trenat e mbyllen shkollat
19/11/2024 13:38

Bora ka mbuluar londrën këtë të martë ndërkohë që Britania e Madhe është përfshirë nga një valë të ftohti Arktik me temperaturat nën zero, trenat e ndaluar, makinat e bllokuara dhe shkollat e mbyllura. Udhëtarët u përballën me kaos në udhëtime dhe temperatura më e ulët e regjistruar në Britani, në fillim të sezonit, u pa në Aberdeenshire (Aberdinshajër), -11.2C. Zyrtarët lëshuan paralajmërime për borë dhe akull në gjithë pjesën qendrore dhe në anglinë veriore, uells, skoci dhe irlandën e veriut. Edhe agjencia e sigurisë shëndetësore paralajmëroi për mot të ftohtë dhe kushte të rrezikshme për njerëzit e cënueshëm. Moti i keq bëri që të ndaleshin trenat në disa drejtime. Rreth 130 shkolla në Uells u mbyllën, e po ashtu edhe në birmingam, notingam dhe derbishajër. Gati 12 cm borë ra në Ëatnall në Nottinghamshire. Zyrtarët këshilluan drejtuesit e mjeteve të evitonin daljen në rrugë pasi mund të mbeteshin të bllokuar e po ashtu mund të ketë edhe ndërprerje të energjisë elektrike dhe rrezik lëndimi nga rrëshqitja në akull. 'Një zonë me presion të ulët po zhvendoset në drejtim të lindjes. Sistemi frontal i lidhur me të, do të sjellë borë të dendur në disa zona” tha zyra meteorologjike e vendit. Deri në 20 centimetra borë pritet ndërkohë të bjerë në ditët në vijim në disa pjesë të skocisë.

Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05
Top News – Putin: Elon Musk është një gjeni! La Ukrainën të pambrojtur, ndërpreu Starshield
29/10 11:55
Top News – Netanyahu mbetet në detyrë / Kryeministër i përkohshëm pas zgjedhjeve të paqarta
29/10 11:48
Top News – Boçet e opiumit ‘lulëzojnë’ në Afganistan / Talebanët e ndaluan por fermerët nuk ndalen
29/10 11:48
Top News – Trump dhe Obama ‘në llogore’ / Shkëmbejnë ‘thumbime’ pak ditë para zgjedhjeve
29/10 11:39
Top News – Kërkim i dëshpëruar për të mbijetuar/ Tragjedia e trenave në Spanjë, 68 viktima deri tani
29/10 11:34