Pas vjedhjes së një shume parash në një farmaci mbrëmjen e së martës, një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. Nga pamjet e publikuara shihet se 45-vjeçari me një kapele në kokë dhe shall në fytyrë hyri në farmaci, sulmoi farmacisten duke e tërhequr zvarrë dhe më pas shkoi të vendi ku mbahen paratë për ti vjedhur ato.