Informacioni juaj personal mund të ketë rrjedhur nga sulmi më i madh kibernetik i viteve të fundit i njohur me emrin "Nëna e të gjitha shkeljeve". Ky ka qenë paralajmërimi nga studiuesit e sigurisë kibernetike. Mbi 26 miliardë të dhëna personale janë ekspozuar, në atë që studiuesit besojnë se është rrjedhja më e madhe e të dhënave ndonjëherë.