Gjykata e Durrësit ka zbutur masën e sigurisë ndaj ish drejtores së filialit të postës në këtë qytet, Elisabeta Mataj. Ndaj ish drejtores, që akuzohet se ka vjedhur të paktën 700 mijë euro nga fondet e postës së Shijakut dhe të Fushë Krujës është ndryshuar masa e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie.