Një kamer sigurie në rrugën “Niko Avrami” në kryeqytet, filmoi momentin kur një person vjedh një automjet të parkuar. Personi që shihni në pamje ëashtë Armando Alushi i cili pasi u identifikua u vendos në pranga nga policia e Tiranës. 42 vjecari u arrestua pas njoftimit që mori komisariati numër 4, se një automjet ishte vjedhur nga një person. Ky i fundit u pa duke hapur derën e automjetit, e shtyun fillimisht dhe më pas hipën lart duke u larguar.