Gazeta britanike “The Mirror” e rendit Shqipërinë si një vend që duhet të jetë patjetër në listën e turistëve për vitin 2024, si një destinacion mbresëlënës që di të ofrojë natyrë, arkeologji, histori dhe art. Kryeministri Edi Rama, publikoi artikullin në rrjetin social Facebook, ku nënvizoi vlerësimin e madh që po merr Shqipëria në sektorin turistik.