Në përfundim të kësaj jave, Kryeministri Rama bëri një përmbledhje të disa prej zhvillimeve kryesore të javës, të fokusuara tek ecuria e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, forcimi i rolit të saj në sigurinë euroatlantike dhe mbështetja për ekonominë e sipërmarrjen shqiptare. Vizitat në Gjermani dhe Estoni, progresi në prokurimet publike e digjitalizim, programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” për NVM-të, si edhe konsensusi në Kuvend për rezolutën mbi anëtarësimin në BE, u vlerësuan si hapa të rëndësishëm.