Siguria kibernetike ishte fokusi I vizitës së kryeministrit Rama që zhvilloi këtë të dielë në Izrael me homologun e tij Yair Lapid. Ishte ky I fundit që ftoi kreun e qeverisë shqiptare, një vizitë kjo që vjen pas sulmeve nga hakerat iranianë, si hakmarrje për strehimin e pjesëtarëve të opozitës iraniane në Shqipëri, në kampin e muxhahidinëve në Manzë të Durrësit.