Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar vizitën e Presidentit francez Emmanuel Macron, teksa thotë sei “i hapi rrugën një sërë projektesh të reja me rëndësi për zhvillimin ekonomik, arsimor e kulturor për Shqipërinë.” Përmes një reagimi në rrjete sociale Rama shkruan gjithashtu se ky takim në tiranë do të kontribuojë edhe tek një “bashkëpunim i afërt politik, për afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian.” Kryeministri e konsideron vizitën e presidentit francez historike, e para në 101 vjet marrëdhënie diplomatike mes të dy vendeve.