Gjatë vizitës në Luginën e Preshevës, Presidenti Begaj zhvilloi takime të veçanta me Kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, Kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Arbër Pajaziti, Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi dhe me deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.