Top News-Vizita e parë e Zelenskit në ‘Rusi’/Nga Khersoni ‘i aneksuar’: Përpara!Por jo deri në Moskë
14/11/2022 14:03

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vizitoi të hënën qytetin e Hersonit, i cili javën e kaluar u çlirua nga pushtimi rus. Ai bisedoi me ushtarët e mbledhur në qytet dhe tha se Ukraina “është duke ecur përpara”. Humbja e Hersonit u cilësua si zmbrapsje e madhe për Rusinë. Ushtria ruse mori kontrollin e tij shumë shpejt pasi nisi pushtimin e Ukrainës, në fund të shkurtit. Pas referendumeve të paligjshme që mbajti në shtator, Rusia aneksoi Hersonin, së bashku me tri rajone të tjera ukrainase. Në një ceremoni asokohe në Moskë, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se aneksimi i Luhanskut, Donjeckut, Zaporizhjës dhe Hersonit është “i panegociueshëm”. Por, javëve të fundit, Ukraina shënoi fitore të mëdha në fushëbetejë, duke i vënë forcat ruse nën presion. Ato u tërhoqën të premten nga Hersoni, ku më pas hynë trupat ukrainase. Gjatë vizitës, Zelensky tha se Ukraina është “gati për paqe, paqe për të gjithë vendin tonë”. Ai falënderoi NATO-n dhe aleatët e tjerë për mbështetjen e vendit të tij në luftën kundër Rusisë. Ai tha se sistemet raketore Himars, të dërguara nga SHBA-ja, e kanë ndihmuar shumë Kievin. I pyetur nga turma se ku tjetër mund të avancojnë forcat ukrainase, Zelensky tha: “Jo në Moskë... Ne nuk jemi të interesuar për territoret e një vendi tjetër”.

Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43
Top Channel/ Gen Z i thotë “JO” dhunës në Gjermani, protestë paqësore: “Jo” sulmit e maskave
31/10 22:33
Top News – Alarm për sulm në Moskë. SHBA thirrje qytetarëve – Shmangni Muzeun Tsaritsyno
31/10 19:45
Top Channel / Halloween i frikshëm në Evropë. Protesta në Francë, Gjermani, Itali e vende të tjera
31/10 19:43
Top News – Darka e Lavrov me Marko Rubion. Ftesa e Rubios thellon ndasitë mes SHBA dhe BE
31/10 18:00
Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10