Top News – Viti i sigurisë rrugore/ Aksidentet, shifra ende të larta
21/10/2020 12:24

Në nisje të këtij viti kalendarik, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e konsideroi 2020 si vitin e sigurisë rrugore. Por, kur duhen pak më shumë se dy muaj që ky vit të shënojë ikjen kalendarike, ministri zhvilloi një mbledhje me drejtuesit e sektorit të Policisë Rrugore në Shqipëri, në kuadër të zbatimit të masave për rritjen e sigurisë në rrugë. Në fillim të takimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, prezantoi të dhënat 9-mujore ku bien në sy ulja e numrit të përgjithshëm të aksidenteve, numrit të viktimave, të plagosurve rëndë etj. Në qoftë se do t’u referohemi treguesve krahasimorë për vitin 2020 dhe të njëjtës periudhë të vitit 2019, konstatojmë se kanë ndodhur 985 aksidente rrugore, me 141 të vrarë, 143 të plagosur rëndë dhe 988 të plagosur lehtë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 kemi, më konkretisht 233 aksidente rrugore më pak. zbatimi i planit të operacioneve, kombinimi dhe kryerja e fushatave sensibilizuese në rrjetet sociale, ka ndikuar ndjeshëm në uljen e numrit të aksidenteve dhe pasojave të tyre që lildhen me shpejtësinë tej normave të lejuara, mospërdorimin e rripit të sigurimit dhe kaskave mbrojtëse, përdorimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit, përdorimi i telefonave celularë gjatë drejtimit të mjeteve dhe pjesëmarrja e biçiklistëve në aksidente. Brenda pak javësh, në Kuvend pritet të shkojë paketa me ndryshime në Kodin Rrugor, e cila parashikon ashpërsimin e masave për një sërë shkeljesh. Ministri Lleshaj, gjatë fjalës së tij, u kërkoi drejtuesve qendrorë dhe vendorë të Policisë Rrugore, të fokusohen në punën e tyre në disa drejtime të rëndësishme, nën moton “Vizion zero”, që synon zero viktima deri në vitin 2050.

Top Channel/ Fatmir Mediu në GJKKO, zhvillohet seanca e gjykimit të themelit për çështjen “Gërdeci”
10/11 09:15
Top Channel/ Debat për pensionet e shqiptarëve në greqi, gazetarët: ligj racist
09/11 23:40
Top Channel/ Problem me ujin edhe në Lushnjë, Banorët: Vjen me ngjyrë
09/11 23:35
Top Channel/ Maqedoni e Veriut, kthehet tensioni për gjuhën shqipe
09/11 23:30
Kikia i ashpër me PD: Të përbashkohen me protestuesit, boll me marrëveshje me PS
09/11 22:24
Top Channel/ Nga 28 grabitjet në Greqi te dy bankat në Tiranë, zbardhet e kaluara e Robert Dukës
09/11 22:10
Top News – Dorëhiqet drejtori i Portit. Durrës, Liburn Aliu largohet nga detyra pas një viti
09/11 20:20
Top Channel/ Balla ultimatum opozitës, PD bojkoton Reformën Zgjedhore
09/11 19:57
Top News – Macron pret Ramën në Paris. Kryeministri, vizitë në Francë për forumin e paqes
09/11 19:56
Top Channel/ Përplasja për reformën zgjedhor, opozita vendos veton dhe braktis sallën
09/11 19:54
Top Channel/ Rektorët kërkojnë paga më të larta, Buxheti rritet me 3.8 miliardë lekë
09/11 19:49
Top Channel/ Bonusi i bebeve, Rama: Nga 1 korriku 2027 do të jepet për çdo muaj në pesë vite
09/11 19:46
Top Channel/ “Partizani”, dëshmitë në gjyq. Mediu dhe ish-zyrtarët flasin për pronat
09/11 19:43
Top Channel/ Rama pritet nga Macron, Takim dypalësh me presidentin e Francës
09/11 19:39
Top Channel/ Hita mohon topin akustik, kreu u policisë: Nuk pati serbë në protesta
09/11 19:35
Top Channel/ Protestat ngadalësuan ekonominë Ibrahimaj: Ndikoi dëmtimi i bizneseve
09/11 19:32
Top Channel/Forumi I Paqes në Paris, Kryeministri Rama takim dypalësh me Emmanuel Macron
09/11 19:01
Top News- Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes
09/11 18:38
Top News-‘Rasti Veliaj do ngrihet në PE’/ Eurodeputeti italian-Të respektohet prezumimi i pafajësisë
09/11 18:34
Top Channel/Trafik qëniesh njerëzore, ndalohet vëllai i Viktor Orban:“Shënjestra e vërtetë jam unë”!
09/11 16:05