Gjermania do të vendosë masa të reja para Vitit të Ri, me qëllim që të frenojë përhapjen e koronavirusit. Lajmi u konfirmua të marten nga kancelari gjerman, Olaf Scholz. Në mesin e masave do të jetë edhe kufizimi i tubimeve private i personave të vaksinuar, që nuk duhet të kalojë shifrën prej dhjetë personash.