Portofoli i kredisë së ndërmarrjeve publike, pësoi rënie të ndjeshme vitin e kaluar. Në bazë të të dhënave të Bankës Kombëtare Shqiptare, rezulton se në fund të muajit nëntor 2023 kredia kishte vlerën e 17 miliadë lekëve, në rënie me 25 për qind ne krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2022.