Top News – Virusi nga një laborator kinez/ SHBA bën thirrje për një hetim transparent
26/05/2021 12:26

Sekretari amerikan për Shëndetësi Xavier Becerra i ka bërë thirrje Organizatës Botërore të Shëndetësisë që të sigurojë “transparencë’ në fazën e ardhshme të hetimeve për origjinën e koronavirusit. Duke folur në nivel ministrash në një takim të OBSH-së, Becerra ka thënë se ekspertët ndërkombëtarë duhet të lejohen që të analizojnë burimin e koronavirusit. Mediat amerikane kanë raportuar për rritje të të dhënave se virusi mund të ketë dalë nga laboratori në Kinë. Koronavirusi i ri është identifikuar fillimisht në Vuhan më 2019, në provincën Hubei. Prej atëherë, më shumë se 167 milionë raste të infektimit dhe 3.4 milionë vdekje janë raportuar në gjithë botën. Në mars të këtij viti, OBSH-ja ka publikuar një raport të shkruar edhe me shkencëtarët kineë për origjinën e koronavirusit, duke thënë se mundësitë e nisjes së tij në laborator janë “jashtëzakonisht të vogla”. Megjithatë, OBSH-ja e pati pranuar se ka nevojë për studime shtesë. Mirëpo pyetjet kanë vazhduar të qarkullojnë dhe disa raportime që u janë atribuuar burimeve të inteligjencës amerikane thonë se tre anëtarë të Institutit të Vuhanit për Virologji janë shtruar në spital në nëntor të vitit 2019, disa javë para se Kina të raportonte rastin e parë të infektimit në komunitet. Pekini ka kundërshtuar ashpër raportimet, duke thënë se virusi mund të ketë dalë nga ndonjë laborator amerikan. Duke folur në takimin e OBSH-së, Becerra nuk e ka përmendur Kinën, mirëpo e ka bërë të qartë nevojën për fazë më rigoroze të hetimit. “Pandemia jo vetëm që ka marrë një vit të jetës sonë, por edhe ka marrë miliona jetë njerëzish”, ka thënë ai. “Faza e dytë e hetimeve për origjinë të koronavirusit duhet të nisë me transparencë, bazë shkencore dhe qasje të ekspertëve ndërkombëtarë në burimet e virusit në ditët e para të shpërthimit”. Shtëpia e Bardhë ka thënë të martën se është duke pritur hetim të ndarë nga ndërhyrjet politike.

Top Channel/ Serbi – ikën Kushner, hyjnë arabët? Kush e ndërton kompleksin në Beograd!
23/12 15:39
Top News – Një tjetër Krishtlindje në luftë / Realitet ‘i ndarë’ në Kiev, ndizen dritat e festave
23/12 15:22
Top News – I vuri flakën vetes në Sheshin e Kuq /‘Kalvari’ i shefit të një fabrike ruse të mbrojtjes
23/12 15:22
Top Channel/ Fluksi i ri emigrantësh në Kretë: Po vijnë përditë, ishulli s`i mban dot!
23/12 14:44
Top News – FSK kishte vetëm pistoleta Glock / Kurti: Tani ka 40 lloje armësh dhe tre lloje dronësh
23/12 14:11
Top News – Ari shënon një rekord të ri / Të gjithë duan ‘një port të sigurt’ mes pasigurisë
23/12 14:06
Top Channel/ Ari mbërrin çmim të ri rekord: Frikë nga luftrat, po e blejnë bankat qendrore!
23/12 12:20
Top Channel/ Sulmet e SHBA ndaj Venezuelës, mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurimit i OKB-së!
23/12 11:41
Top News – Polonia ‘nën sulm’, ngre avionët luftarakë / Sulme ruse me rreze të gjatë, NATO në alarm
23/12 11:03
Top Channel/ Trump acaron Danimarkën: Nis të dërguar në Groelandë, thirret ambasadori!
23/12 10:59
Top Channel/ “Nuk e di a jam më një demokrat”: Hunter Biden sulmon të atin për emigracionin!
23/12 10:49
Top Channel/ Shpërthim në Moskë, vritet gjenerali i Putinit: Bombë poshtë makinës!
22/12 16:10
Top News – Trump alarmon Danimarkën / Guvernatori i Luizianës, i dërguar për Grenlandën
22/12 15:33
Top News – Orban tallet me BE-në: Rusinë s’e mundi Napoleoni e Hitleri, do ta bëjë Kaja Kallas
22/12 15:30
Top News – Avioni në pikiatë për 1500 metra / Horror në ajër, motori dhe krahu marrin flakë
22/12 15:21
Top News -‘Fshin’ ambasadorët e erës Biden / Trump shkund politikën e jashtme, shkarkon 29 diplomatë
22/12 15:14
Top News – Putin kërkon kthimin e BRSS / Inteligjenca amerikane acaron Kremlinin: E pavërtetë
22/12 15:04
Top News – Starlink në shënjestrën e Putinit/ Arma e re që mund të shkatërrojë satelitët e Elon Musk
22/12 14:56
Top News – Irlanda, ‘nyja’ e dobët e Evropës / Ushtria në gjendje të mjerueshme, nuk ka asnjë radar
22/12 14:40
Top News – SHBA ndjek çisternat e naftës / Bllokadë në ujërat rreth Venezuelës, anija e tretë
22/12 14:13
DIGITALB DIGITALB