Ministria e Shëndetësisë e Qipros ka raportuar për rastin e parë të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në kryeqytetin Lefkosa, Nicosia. Ky virus më së shpeshti transmetohet tek njerëzit nga pickimi i mushkonjave culex. Mushkonjat që bartin virusin e transmetojnë atë te njerëzit dhe kafshët, nuk mund të transmetohet nga njeriu te njeriu.