Top News – Virusi afrikan, Londra/ Bllokon udhëtimet nga Afrika
24/12/2020 11:14

Virusi i ri afrikan ka ngjallur shqetësime të mëdha, sidomos në Britaninë e Madhe, të përballur sakaq me një variant tjetër të Sars Cov 2. Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock njoftoi se po bëhen të gjitha përpjekjet për të frenuar këtë version të ri të virusit, përfshirë kufizimet e udhëtimit nga Afrika e Jugut. “Kemi diktuar në Britani dy raste të këtij varianti dhe janë që të dy persona që kanë udhëtuar drejt Afrikës së Jugut, këto kohët e fundit. Do të vendosim kufizime të lëvizjes me këtë vend. Ato do të kenë efekt të menjëhershëm, por do të jenë të përkohshme deri sa të kemi mundësinë të hetojmë më shumë mbi këtë shtam të ri”, tha Matt Hancock, ministër i Shëndetësisë në Britani. Sipas Hancock, varianti afrikan “është edhe më i transmetueshëm dhe duket se ka krijuar mutacion të mëtejmë sesa varianti i ri që është zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar”. Për pasojë, ai tha se qeveria do të vendosë në karantinë dy rastet e identifikuara në Britani, si dhe kontaktet e tyre më të ngushta. Anglia ka raportuar për gati 40,000 raste të reja, ndërkohë që varianti i ri i koronavirusit, që konsiderohet 70 përqind më transmetues sesa origjinali, shkakton rritje të infektimeve dhe të shtrirëve në spital. Numri rekord i vdekjeve – 744 – përbën po ashtu shifrën më të lartë prej muajit prill.

Top News – Putin po dështon në Ukrainë! Mobilizohet NATO: Të bëjnë më shumë
14/10 15:21
Top News – Irani ndryshon taktikë lufte… / Shton sulmet në Hormuz para zgjedhjeve në SHBA
14/10 15:21
Top News – IA te furrat e televizorët tanë / Anthropic lëshon alarmin: Replikon veten brenda muajsh
14/10 15:13
Top News – Bullgaria në alarm, anijet nën sulm / I bashkohet nismës së NATO-s kundër dronëve
14/10 15:03
Top Channel/“Luftë” për buxhetin, Shqipëria “me yll”: Çfarë pritet nga samiti i BE-së në tetor!
14/10 14:38
Top News – Rusia zemëron Japoninë / Arrestohet gazetari nën akuzën për spiunazh
14/10 14:07
Top News – Digjet stacioni i trenit në Paris/ 100 zjarrfikës në ‘luftë’ me flakët, tym i zi në qiell
14/10 14:06
Top News – Hodhi në erë ‘Nord Stream’ / Ish oficeri ukrainas del në gjyq në Gjermani
14/10 13:55
Top News – Policia gjermane ‘arreston’ robotin /‘Ngacmoi seksualisht’ një vajzë, në pranga 2 të rinj
14/10 13:54
Top News – ‘Ditë e zezë për Turqinë…’ / Policia bastis televizionin opozitar, ndalon transmetimin
14/10 13:36
Top Channel/Mediat e huaja për protestën:Mori kthesë të dhunshme, studentët protestojnë për arsimin!
14/10 12:13
Top News – Meloni sërish kundër Trumpit / Marrëveshja me Rusinë, ‘zgjedhje shumë e rrezikshme’
14/10 12:04
Top News – Trump nis ‘shpimin masiv’ në Grenlandë / Naftë e gaz nën akullin 1.6 kilometra të trashë
14/10 11:55
Top News – SpaceX ndëshkon Ukrainën / Kufizon operacionet e Starlink duke penguar ushtrinë
14/10 11:55
Top News – ‘Putin tallet me Trumpin’ / Raketat hipersonike valë valë mbi Kiev, vendi në terr
14/10 11:51
Top News – Papa diagnostikohet me kancer / Vatikani konfirmon: Operacioni ishte i suksesshëm
14/10 11:43
Top Channel/ Papa me kancer në mushkëri, Vatikani: Operacioni përfundoi me sukses të plotë!
14/10 11:11
Top News – Gjashtë sulme pas armëpushimit…Putin s’e dëgjon Trumpin, godet centralet në Ukrainë
14/10 09:44
Top Channel / Lajm tronditës! Papa Leoni XIV me kancer! Sëmundja i ka prekur mushkërinë
14/10 00:16
Top Channel / Aferat që larguan ambasadoren në Greqi! E hoqi Trump
14/10 00:14