Studio norvegjeze “Saunders Architecture” dhe studio spanjolle “Practica Arquitectura y Urbanismo” janë fitueset e Konkursit Ndërkombëtar "Hospitality Albania", ku më herët u prezantuan projekt-idetë arkitekturore për rimëkëmbjen dhe modernizimin e rezidencave qeveritare në Shkodër dhe Vlorë, nga struktura të amortizuara me kosto të lartë mirëmbajtjeje, në hotele luksoze që do të akomodojnë turizmin elitar.