Brenda pak ditëve Shqipëria është pushtuar nga flakë masive zjarri, të cilat jo pak herë janë shkaktuar nga vetë dora e njeriut. Ministri i brendshëm Bledi Çuçi, paralajmëroi ndëshkimin dhe vënien përpara përgjegjësisë të gjithë shkelësve të ligjit teksa drejtorit i rendit publik, raportoi 33 zjarrëvënës, të cilët tashmë po përballen me forcën e ligjit.