SPAK ka dhënë detaje mbi aksionin e zhvilluar këtë të premte ku u lëshuan 20 masa sigurie ndaj anëtarëve të një rrjeti të dyshuar ndërkombëtar të trafikimit të kokainës dhe u sekuestruan miliona euro pasuri. Në total u lëshuan 20 masa sigurie, 15 arrest me burg dhe 5 arrest shtëpie. Por nga të gjitha janë ekzekutuar vetëm katër masa. Ndërsa për të tjerët vijon puna për kapjen e të gjithë të akuzurave. Mes të ndaluarve është dhe biznesmenin Ilir Shtufi që u kap në Selanik nga autoritetet greke. Ndërkohë ka masë sigurie për biznesmenin Artur Shehu, emri I të cilit ka dalë në investimin e Zvërnecit si pronar toke.