Policia ka përqëndruar kërkimet për zbardhjen e misterit të zhdukjes së Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit në zonën e Nivicës, pjesë e territorit të Bashkisë së Himarës. Dyshohet se dy 46-vjeçarët pasi janë rrëmbyer nga një automjet Mercedes Benz mund të jenë transferuar në një vilë në fshatin Krekëz. Pikërisht në këtë vilë, grupi hetimor ka rënë në gjurmët e një makine të ngjashme me atë që dyshohet se janë rrëmbyer dy personat.