Hetuesit kontrolluan të hënën në rrënojat e një zjarri në një bar në Bangkok që vrau të paktën 27 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë, incidenti i parë i tillë në Tajlandë për gati dy dekada. Njerëzit vraponin për tu larguar nga vendi i ngjarjes në periferi të kryeqytetit tajlandez të dielën në mbrëmje, ndërsa flakët përhapeshin, disa prej tyre me rroba të djegura. Policia mjeko-ligjore filloi të punonte të hënën në vendin e shkatërruar, ndërsa hetuesit kërkonin të përcaktonin se çfarë e shkaktoi zjarrin.