Papa Francesku ka reaguar ndaj ngjarjes ku humbën jetën 130 migrantë ne Mesdhe duke e quajtur një moment turpi, ndërsa OKB akuzoi vendet e ndryshme të cilat nuk iu përgjigjën thirrjeve për ndihmë në det. ‘’Jam shumë i pikëlluar për tragjedinë e rradhës në Mesdhe. Ata janë njerëz. Jetë njerëzish që për dy ditë u lutën më kot për ndihmë, një ndihmë që nuk erdhi kurrë , është koha për t’u ndjerë të turpëruar," - deklaroi Papa Francesku para një turme të madhe njerëzsh të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit për bekimin e përjavshëm.