Tre persona janë vrarë dhe të paktën tetë të tjerë janë plagosur si pasoje e nje sulmi me arme te ndodhur ne Karolinen e Veriut te shtunen ne mbremje ku nje person hapi zjarr drejt nje turme që ishte mbledhur në një bar buzë ujit. Të shtënat ndodhën rreth orës 21:30, sipas kohës lokale. Hetuesit thanë se sulmuesi i dyshuar ishte në një anije të vogël pranë bregut dhe papritur u ndal dhe shtiu drejt turmës dhe më pas iku. Pothuajse gjysmë ore më vonë, Rojet Bregdetare amerikane hasën në të dyshuarin dhe e arrestuan. Autoritetet amerikane nuk kanë zbuluar identitetin e të dyshuarit dhe po ashtu nuk treguan motivet e këtij rasti, shkruan Radio Europa e Lire. Lidhur me rastin hetuesit po vijojne punen per zbardhjen e shkaqeve ndersa nuk kanë bërë publik identitetet e viktimave dhe po ashtu nuk kanë dhënë informacione mbi gjendjen shëndetësore të të palgosurve.