Top News – Viktima e parë e gripit të shpendëve/Regjistrohet në SHBA, 65 vjeç e me sëmundje të tjera
07/01/2025 12:04

Një person nga Luiziana, i cili ishte shtruar në spital me simptoma të rënda të frymëmarrjes, vdiq nga gripi i shpendëve duke u bërë rasti i parë në Shtetet e Bashkuara që humb jetën nga kjo sëmundje. Zyrtarët e shëndetësisë të Luizianës njoftuan për vdekjen të hënën dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve konfirmuan se ishte rasti i parë në vend për shkak të gripit të shpendëve. Zyrtarët e shëndetësisë kanë thënë se personi ishte mbi 65 vjeç, kishte probleme të mëdha me shëndetin dhe kishte qenë në kontakt me shpendë të sëmurë dhe të ngordhur në oborrin e shtëpisë së tij. Ata gjithashtu thanë se një analizë gjenetike kishte lënë të kuptohej se virusi i gripit të shpendëve kishte pësuar mutacion në organizmin e pacientit, gjë që mund të ketë shkaktuar një rast më të rëndë sëmundjeje. Që nga marsi, në Shtetet e Bashkuara janë konfirmuar 66 raste infeksioni me gripin e shpendëve, por rastet e mëparshme kanë qenë të lehta dhe shumica janë zbuluar mes fermerëve të ekspozuar ndaj lopëve të sëmura, ose shpendëve. Një vdekje nga gripi i shpendëve nuk është e papritur, thanë ekspertët e virusit. Që nga viti 2003, ka pasur më shumë se 950 infeksione të konfirmuara të gripit të shpendëve në shkallë globale, dhe më shumë se 460 prej tyre kanë vdekur, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42