Mesdita e kësaj të mërkure tronditi Vlorën, me një tjetër vrasje, e cila rikthen vëmendjen tek ato krime, që nuk kanë të ndalur, kur bëhet fjalë për larje hesapesh. Edhe pse ende nuk ka një pistë të vetme për këtë krim, hetuesit kanë dyshime të forta se vrasja ndodhi për motive që lidhen me të kaluarën e viktimës Tauland Gjikaj, që më parë kishte pasur mbiemrat Manaj dhe Beqiraj.