13 vatra zjarri u regjistruan gjatë kësaj të hëne në territorin e vendint, nga të cilat, sipas shtabit të emergjencave, 7 mbeten aktive dhe 3 janë në monitorim. Në operacionet e shuarjes janë angazhuar 424 forca operacionale dhe 14 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 129 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.