Vijon të jetë aktiv zjarri i rënë në Ndrenie të Mallakastrës, teksa shërbimet e emergjencës dhe ekipet zjarrfikëse po mbajnë situatën nën vëzhgim. Në përpjekje për të kontrolluar flakët dhe për të penguar zgjerimin e mëtejshëm të tyre, vijon edhe ndërhyrja nga ajri me helikopterë. Ndërkohë, forcat e angazhuara në terren po punojnë për izolimin e vatrës.