Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë një reagim në lidhje me situatën e zjarreve në Shqipëri, ku ka njoftuar se 5 vatra aktive zjarri janë evidentuar këtë të mërkurë. Peleshi bën me dije se për shuarjen e tyre janë angazhuar 144 efektivë të Forcave të Armatosura,13 mjete, 3 zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar.