Top News -Vijon beteja me flakët në Tiranë dhe Dibër. Në malin e Dajtit riaktivizohen 3 vatra zjarri
29/08/2026 11:04

Vijon beteja për shuarjen e flakëve të zjarrit. Gjatë 24 orëve të fundit, u raportuan 34 vatra zjarri, nga të cilat pesë mbeten aktive dhe dy janë nën mbikëqyrje. Ministria e Mbrojtjes njofton se në terren janë angazhuar në total 481 forca operacionale dhe 44 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të strukturave vendore janë angazhuar gjithashtu 105 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 1 avion. Vëmendja kryesore ka qenë në qarqet e Tiranës dhe Dibrës. Në Malin e Dajtit vijon puna pas riaktivizimit të tre vatrave, me angazhimin e 25 forcave zjarrfikëse dhe 20 efektivëve të Forcave të Armatosura. Në qarkun Dibër aktive mbeten vatrat në Qafë të Helmës, Vajkal, Sllatinë dhe Komsi. Në Elbasan, vatrat në Malin e Dardhës dhe Malin e Qukësit janë vënë nën monitorim dhe fatmirësisht nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. Gjatë ditës së djeshme pati ndërhyrje të konsiderueshme edhe në Tërbaç, Vranisht të Himarës, ku u angazhuan forca tokësore, 2 helikopterë dhe 1 avion, si dhe në Xhyrë të Librazhdit, ku ndërhyri edhe 1 helikopter i Forcave të Armatosura.

Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19