Pas ardhjes në pushtet të talebanëve rrjedha e jetës ka ndyshuar tërësisht në Afganistan, sidomos për gratë. Në komunën e Kabulit, ku 27% e punonjësve janë gra, vetëm ata "që ishin të nevojshëm ose në pozicione që burrat nuk mund t'i plotësonin ose që nuk ishin për burra" lejohen të kthehen në punë.