Policia në të gjithë vendin po vijon kontrollet për evidentimin e rasteve të kultivimit të kanabisit. Nga komisariati i policisë së Mirditës është zhvilluar operacioni i koduar ‘rënja e zezë’ ku janë sekuestruar rreth 20 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 1 automjet dhe 3 aparate celularë. Gjatë operacionit janë vënë në pranga në kushtet e flagrancës 2 shtetasit që posedonin lëndën narkotike, Odison Jaku dhe Roland Papa.