Top News – Vijnë robotët me ‘personalitet’ / META prezanton risinë: Imitojnë të folurën e njeriut
28/09/2023 11:17

Kompania Meta e ka prezantuar një seri të re të softuerit – gjerësisht të njohur si robotë – që e imiton të folurën e njeriut përmes teksteve apo zërit. Këta robotë do të kenë “personalitet” dhe do të specializohen në disa fusha të caktuara, siç janë pushimet apo këshilla për gatim. Kjo është një tjetër përpjekje e Metas që të jetë konkurrente në garën mes kompanive të teknologjisë për të prodhuar inteligjencë artificiale më të saktë dhe më të personalizuar. Robotët janë ende duke u avancuar, ka thënë shefi i Metas, Mark Zuckerberg. Në Kaliforni, në një ngjarje të organizuar nga kjo kompani, Zuckerberg ka thënë se viti 2023 ka qenë “vit fantastik për inteligjencën artificiale”. Ai ka thënë se ideja është që të krijohen robotë që nuk dizajnohen vetë për t’iu përgjigjur pyetjeve. “Kjo nuk ka të bëjë vetëm me kërkesa për përgjigje. Robotët do të kthehen në argëtim”. Këta robotë do të mund të përdoren brenda ditësh, mirëpo në fazën e parë do të jenë të qasshëm vetëm në Shtetet e Bashkuara. Njoftimi i Metas për robotët është bërë në të njëjtën ditë kur rivali i saj OpenAi – krijues i aplikacionit ChatGPT – e ka konfirmuar se softueri i tij mund të bëjë kërkime në internet, për t’iu ofruar përdoruesve informacionin e fundit.

Top News – ‘Thithja kokainë nga kapakët e tueleteve’ / Kennedy Jr: Nuk kam frikë nga mikrobet
13/02 15:46
Top News – ‘Doni luftë apo paqe…’ / Orban përshkallëzon fushatën, Hungaria drejt zgjedhjeve
13/02 15:39
Top News – Ukraina e Rusia takohen në Gjenevë / Ndryshon vendi i negociatave, bisedime javën tjetër
13/02 15:32
Top News – SHBA, central bërthamor në Armeni / Tërbohet Rusia, kundërshton ashpër perspektivën
13/02 15:31
Top Channel/ Konferenca e Mynihut, Rubio paralajmëron Europën: Iku bota e vjetër, epokë e re!
13/02 15:14
Top News – Alarm maksimal për ortekë / Frikë në Alpe, mbyllen resortet e skive
13/02 15:09
Top Channel/ Rusi-Ukrainë “takohen” në Gjenevë, Peskov: Bisedimet e paqes, javën e ardhshme!
13/02 15:03
Top News – Uji i tërbuar shemb autostradën / Shi dhe përmbytje, tre stuhi njëra pas tjetrës
13/02 14:47
Top News – Franca në alarm të kuq, shpërthejnë lumenjtë / Stuhia ‘Nils’ bën namin, tjetër viktimë
13/02 14:07
Top News – Hodhi në plehra 20 shufra ari / Çudia në Itali, policia i rigjen dhe ia kthen pronarit
13/02 13:58
Top News – Hapet toka, ‘përpin’ gjithçka / Videoja e gropës bëhet virale, panik në Shangai
13/02 13:58
Top News – Dronë, sirena, postera me ushtarë…Si ndryshoi qyteti rus në katër vite luftë
13/02 13:40
Top Channel/ “Makinat do jenë më lirë”: Ndryshimet klimatike, Trump shfuqizon vendimin e Obamës!
13/02 12:26
Top Channel/ Europa e pushtuar nga frika, sondazhi: Shumica mendojnë se janë nën kërcënim!
13/02 12:24
Top News – Djathë i mykur dhe pa etiketë. AKU bllokon 2.4 tonë bulmet, sallam dhe fruta të thata
13/02 12:11
Top Channel/ Bezos sfidon Musk me mbështetjen e Europës, raketa Ariane 64 ngrihet në hapësirë!
13/02 12:06
Top News – Fortifikon kompleksin bërthamor…Irani nuk ndalet, e tregojnë imazhet satelitore
13/02 12:05
Top News – Gazrat serë nuk rrezikojnë shëndetin…Trump shfuqizon vendimin historik: Mashtrim i madh
13/02 11:53
Top News – Aeroplanmbajtësja e dytë drejt Iranit / Mediat amerikane: Po fryn erë lufte në rajon
13/02 11:52
Top News – Mbledh kongresin e 9 të partisë / Kim Jong Un reklamon pushtetin dhe arritjet ushtarake
13/02 11:41
DIGITALB DIGITALB