Ushtria gjermane, Bundesëehr, nisi dërgimin me postë të pyetësorëve të parë për sistemin e ri të rekrutimit ushtarak, konfirmoi një zëdhënës i Bundesëehrit për Agjencinë Gjermane të Lajmeve dpa. Pyetësorin e rekrutimit do ta marrin tani të gjithë meshkujt dhe femrat që mbushin moshën 18 vjeç. Ky është hapi i parë për të vlerësuar aftësinë si dhe motivimin e tyre për shërbimin ushtarak.