Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi një rezolutë lidhur me mosmarrëveshjen me Bullgarinë, e cila ka bllokuar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit midis Shkupit dhe Bashkimit Evropian. Rezoluta e propozuar nga VMRO DPMNE-ja në opozitë i obligon institucionet që të mos negociojnë me palën bullgare lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me identitetin maqedonas, gjuhën dhe të kaluarën historike.