Vija e frontit të luftës në Ukrainë mbeti kryesisht e ngrirë në qershor, duke vijuar një trend afatgjatë të vrullit të bllokuar rus, tregoi një analizë e Agjencisë Franceze të Lajmeve, AFP, e bazuar në të dhënat e Institutit për Studimin e Luftës. Të dhënat e qershorit treguan një fitim neto të Rusisë prej 30 kilometrash katrorë, të përqendruar në rajonin verilindor të Harkivit. Por këto fitime vinin kryesisht për shkak të inkursioneve të mëparshme ruse.