Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pas një kontrolli të ushtruar fillimisht në automjetin e tij, e më pas në banesë ku u gjetën drogë, armë zjarri dhe municione luftatrake. Në kuadër të operacioni për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në bulevardin "Bajram Curri", automjetin me drejtues Gentian Hoxha.