Policia ka zbardhur dy raste të vjedhjes në farmaci të kryera gjatë ditëve të fundit në Tiranë, ku si pasojë është identifikuar autori i dyshuar dhe është vënë në pranga. 34-vjeçari ka kryer disa vjedhje, në disa farmaci në Tiranë, duke u prezantuar si punonjës i depove farmaceutike.