Autoritetet italiane kanë arritur të vënë në pranga një 33-vjeçar shqiptar, i akuzuar për disa vjedhje e grabitje. Mësohet se 33-vjeçari ishte njëherësh edhe kreu I një bande që merrej me vjedhje e grabitje në zonën e Toskanës. Autoritetet italiane kanë zbardhur të paktën 12 grabitje ku janë përfshirë shqiptarët. Ata shënjestronin kryesisht vila dhe banesa ku qëndronin të moshuarit.