Top News – Videoja e çuditshme, elefanti në market / Ishte i uritur, ha, merr me vete dhe largohet
06/06/2025 14:51

Një elefant i egër, u kap në kamerat e sigurisë duke hyrë në një dyqan ushqimesh në një provincë të Tajlandës, rreth tre orë larg kryeqytetit Bangkok. Pronari i dyqanit, i vendosur pranë Parkut Kombëtar Khao Yai, thirri rojet për të nxjerrë gjigantin jashtë. "Ai erdhi për të ngrënë disa ushqime të freskëta dhe vezë në pasdite," tha pronari Attaphon Chanphon për AFP. Duket se elefanti ishte i uritur dhe kur hyri në dyqan, i mbuluar me baltë, habiti shitësin. I njohur si Plai Biang Lek, elefanti i egër ishte larguar nga parku kombëtar Khao Yai, drejt qytetit Pak Chong. Në videon e postuar në internet, pronari i dyqanit, Kamploy Kakaeë, mund të dëgjohet duke i bërtitur elefantit, ndërsa punonjësit e parkut kombëtar përpiqen ta nxjerrin jashtë atë. E patrazuar, kafsha vazhdon të hajë cfarë gjen në rafte e në dysheme. Më në fund, kafsha doli nga dyqani madje duke marrë një qese me ushqime me vete. Pronari tha se elefanti kishte ngrënë artikujt që kishte blerë atë mëngjes, duke përfshirë rreth nëntë qese me biskota orizi, sanduicë dhe disa banane. Elefantët, një simbol i mbretërisë dhe forcës në kulturën tajlandeze, vlerësohen shumë nga njerëzit në këtë vend. Por popullata e elefantëve të egër është zvogëluar gjatë shekullit të kaluar në disa mijëra, ndërsa ata janë shtyrë nga habitatet e tyre të zakonshme për shkak të zhvillimit dhe gjuetisë së paligjshme. Takimet midis elefantëve dhe njerëzve janë bërë madje të dhunshme, dhe vendi po përpiqet të balancojë mbrojtjen e publikut me ruajtjen e mirëqenies së kafshëve.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54