Një urë e sapoinaguruar në Kinë u shemb në provincën Sichuan. Qytetarë të rastit filmuan momentin e rrëzimit të urës gjigande. Sipas autoriteteve, çarjet në shpatin e malit aty pranë u bën shkak për incidentin e rëndë që u regjistrua pasi u dëmtua pjesa e kollonave të urës. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e kësaj të marte raportoi gjencia e lajmeve Reuters duke cituar autoritetet lokale, Ura lidhte Kinën kontinentale me Tibetin.